“Thesari” i Camorras del nga muret, sekuestrohen 3.2 mln euro dhe arrestohen 34 persona

Bota

“Thesari” i Camorras del nga muret, sekuestrohen 3.2 mln euro dhe

Muret e një apartamenti pranë Napolit fshihnin miliona euro para të gatshme. Karabinierët italianë kanë zbuluar rreth 3.2 milionë euro cash gjatë një operacioni të gjerë kundër mafias, i cili përfundoi me 34 persona të arrestuar.

Paratë u gjetën në një apartament në Caivano, të fshehura brenda mureve. Pamjet e publikuara tregojnë efektivët duke i shembur ato me çekiçë dhe duke nxjerrë pako me para të mbështjella me celofan e të vendosura në kova plastike.

Sipas autoriteteve, pjesa më e madhe e shumës përbëhej nga kartëmonedha 50-euroshe. Gjatë kontrolleve u sekuestruan gjithashtu disa ora luksoze.

Nga 34 personat e arrestuar, 23 u dërguan në burg dhe 11 në arrest shtëpie.

Hetimi i Prokurorisë së Napolit dhe Drejtorisë së Qarkut Anti-Mafia lidhet me një rrjet të dyshuar për trafik droge, zhvatje dhe veprimtari me metoda mafioze.

Sipas Karabinierëve, grupi dyshohet se drejtohej nga klani Angelino, aktiv në zonat e Caivano dhe Casoria.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion