Reshje të dendura dëbore në Shkodër, bora arrin deri në 80 cm

Aktualitet

Reshje të dendura dëbore në Shkodër, bora arrin deri në

Moti i keq gjatë dy ditëve të fundit ka risjellë reshjet e dëborës pothuajse në të gjithë vendin. Reshjet e borës në qarkun e Shkodrës, kanë zbardhur zonat malore si Vermoshin dhe Qafë Thore.

Trashësia e dëborës arrin në 80 cm, teksa qarkullimi në akse rrugore vijon pa probleme, kështu ka bërë me dije përgjegjësi i ARRSH-së për Rajonin e Veriut, Hajrullah Sylja.

Megjithatë, Sylja ka theksuar se qarku i Shkodrës mbetet me shqetësim nga rënia e gurëve dhe rrëshqitja e dherave në akset malor. Në lidhje me këtë situatë, Sylja bën thirrje për të gjithë drejtuesit e automjeteve të bëjnë kujdes në zonat e rrezikshme.

ARRSH bën apel për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor në mënyrë që të mos mbesin të bllokuar në akset malore ku ka reshje bore.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion