Çështja "Buka" ndaj Ahmetajt, GJKKO kthen në SPAK dosjen: 3 muaj kohë për të plotësuar hetimet

Aktualitet

Çështja "Buka" ndaj Ahmetajt, GJKKO kthen në SPAK

Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka rikthyer në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) dosjen “Buka”, ku ish-ministri Arben Ahmetaj akuzohet për shpërdorim detyre.

E teksa pritej që dosja të kalonte për gjykim, GJKKO ka vendosur që të rikthej në SPAK dosjen për plotësimin e hetimit. SPAK ka tre muaj afat që të plotësojë hetimet në lidhje me këtë çështje.

 Kujtojmë që më 7 dhjetor të 2023 Prokuroria e Posaçme përfundoi hetimet duke çuar në GJKKO dosjen në ngarkim të Arben Ahmetajt lidhur me privatizimin e ish-furrës së bukës. Ndaj Ahmetajt u ngrit akuza për veprën penale të shpërdorimit të detyrës në vlerë dëmi rreth 7 miliard lekë.

Ish-ministri akuzohet në këtë dosje për një firmë të lëshuar gjatë 2014 e cila i hapi rrugën privatizimit të shoqërisë përmes ankandit të aksioneve shtetërore. Një transfertë bankare përcjellë drejt Hungarisë nga një subjekt privat.

Arben Ahmetaj ndodhet për më shumë se 1 vit në arrati, pasi ka refuzuar përballjen me drejtësinë, duke thënë se procesi dhe provat janë manipuluar, për ta goditur atë politikisht. Nga Zvicra ku ka aplikuar për azil, ai ka thënë se do të përballet me drejtësinë vetëm kur ajo të jetë e drejtë dhe e vërtetë.

ME TE LEXUARAT