Kryepolici Ilir Proda takim me ambasadorin e Arabisë Saudite, çfarë u diskutua

Aktualitet

Kryepolici Ilir Proda takim me ambasadorin e Arabisë Saudite,

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda priti në një takim Ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Shqipëri, Faisal Ghazi Hifzi.

Gjatë takimit u vlerësua niveli shumë i mirë i marrëdhënieve të bashkëpunimit mes palëve, i cili dëshmohet më së miri përmes një sërë takimesh dhe vizitash të realizuara në interes të forcimit të bashkëpunimit dhe të rritjes së sigurisë për qytetarët e të dyja vendeve.

Ambasadori i Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit rikonfirmuan vullnetin dhe gatishmërinë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Shtetit dhe agjencive ligjzbatuese të Mbretërisë së Arabisë Saudite, në fushat me interes për të dyja palët, të cilat janë përcaktuar edhe në marrëveshjen e firmosur në vitin 2023. Për vënien në zbatim të kësaj marrëveshje janë ngritur edhe grupet e punës në nivel teknik, nga të dyja palët.

Gjatë takimit, u vlerësua gatishmëria e shprehur për mbështetjen e Policisë së Shtetit të Shqipërisë, në forcimin e kapaciteteve logjistike dhe profesionale përmes realizimit të trajnimeve dhe shkëmbimit të eksperiencave.

Gjithashtu, u dakodësua realizimi i një vizite të një delegacioni të lartë të Policisë së Shtetit në Arabinë Saudite, me qëllim shkëmbimin e eksperiencave dhe përfitimin e njohurive mbi mënyrën e funksionimit të strukturave të rëndësishme të luftës kundër krimit dhe të shërbimit për qytetarët, në Policinë e Arabisë Saudite.

Drejtori i Përgjithshëm e ka falënderuar Ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite, për rolin e tij të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe për ndëmjetësimin e tij për ofrimin e mundësive e reja për punonjësit e Policisë shqiptare, nga Mbretëria e Arabisë Saudite.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion