Reshje bore në Korcë, parashikimi i motit për ditën e sotme, e diel, 7 janar 2024

Aktualitet

Reshje bore në Korcë, parashikimi i motit për ditën e sotme,

Sipas meterologeve, moti këtë të diel në vendin tonë do të jetë me vranësira dhe me reshje shiu, ku herë pas here priten edhe rrebeshe, më të theksuara në zonat veri-veriperëndimore.

Parashikohet që nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, të mbetemi edhe gjatë pasdites ku vranësirat dhe shirat do të jenë prezent, por në sasi më të pakta.

Gjatë natës pritet ndërprerje e përkohëshme e reshjeve në territor.

Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë kostante në mëngjes, por mesdita sjell renie të ndjehsme të tyre, duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 15°C.

Era do të fryjë mesatare gjatë paradites, por forcohet pasdite duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 60 km/h nga drejtimi kryesisht jugor -juglindor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim deri në 5 ballë.

Me uljen e temperaturave, është rikthyer dëbora në zonën e Korçës.

Gjatë natës ka pasur reshje me intesitet mesatar në zonën e Dardhës ku trashësia e saj i ka kaluar 5 cm.

Në terren prej orëve të para të mëngjesit po punohet për pastrimin e aksit rrugor. Aktualisht këshillohet që qarkullimi të bëhet me goma dimërore dhe shpejtësi të reduktuar.

Në terren krahas mjeteve borëpastruese janë edhe patrullat e policisë rrugore që bëjnë këshillimin e drejtuesve të mjeteve./tch

ME TE LEXUARAT