RENEA në Shkodër, në banesën e Safet Bajrit u gjetën 19 mijë euro, ishin tek arka e kursimit e gocës 1 vjeçe!

Aktualitet

RENEA në Shkodër, në banesën e Safet Bajrit u gjetën 19

Detaje nga operacioni i kontrollit ndërmarrë sot me urdhër të SPAK në Shkodër.

Sipas burimeve bëhet e diturse në shtëpine e Safet Bajrit janë sekuestruar 19 mijë euro, në një arke kursimi për vajzën 1 vjeçare të Safet Bajrit. Është thyer arka, dhe i kanë marrë lekët.

Kontrolli në banesë është bërë me vendim gjykate dhe është ndërmarrë në orën 02:00 të mëngjesit.

Safet Bajri është lënë i lirë.

Gjithashtu janë sekuestruar në banesën e Safet Bajrit edhe 2 telefona, celulari i tij dhe celulari i gruas.

Prokurorja Elida Kaçkini që ka leshuar 5 urdhër arreste, po heton masakrën e Dobraçit, dhe urdhër arrestet mund të jenë për masakren e Dobraçit, por nuk përjashtohet mundësia edhe për një hetim të ri.

Asnjë prej urdhërarresteve nuk është ekzekutuar deri më tani. 

Ndërkohë 5 makinat e blinduara të cilat janë të sekuestruara, burimet thonë se janë gjetur në banesen e vëllait të Behar Bajrit. Burimet thonë se vilat e tyre janë pranë njëri tjetrit.  Në lagjen Dobraç, burimet thonë se janë kontrolluar 10 banesa.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion