Donald Trump nuk i dërgon Putinit ftesë për ceremoninë e betimit si president i SHBA-ve

Bota

Donald Trump nuk i dërgon Putinit ftesë për ceremoninë e

Presidenti rus Vladimir Putin nuk ka marrë një ftesë për të marrë pjesë në betimin e Presidentit të zgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump e cila do të zhvillohet më 20 janar, njoftoi sot Kremlini.

Rrjeti televiziv amerikan CBS raportoi dje, se Trump ftoi presidentin kinez Xi Jinping në betimin e tij .

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump nuk e ka ftuar presidentin rus Vladimir Putin të marrë pjesë në ceremoninë e tij në Uashington muajin e ardhshëm, tha përfaësuesi i Kremlinit sot.

“Jo, ai nuk ka marrë ftesë,” u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov kur u pyet nëse Trump i kishte bërë ftesë Putinit për të marrë pjesë në ceremoninë e transferimit të pushtetit më 20 janar në Kapitol.

Sakaq CBS News raportoi të mërkurën se Trump kishte ftuar udhëheqësin kinez Xi Jinping në betimin e tij menjëherë pasi ai u zgjodh në fillim të nëntorit.

CBS News duke cituar burime anonime, tha se nuk është e qartë nëse Xi e ka pranuar ftesën.

Presidenti në largim i SHBA Joe Biden e quajti urdhrin e arrestit të IÇ për Putinin “të justifikuar”, ndërsa Kremlini e hodhi poshtë atë si të papranueshëm.


As Rusia dhe as Shtetet e Bashkuara nuk janë anëtarë të IÇ dhe nuk e njohin juridiksionin e gjykatës me bazë në Hagë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion