Vrasja e Fatjon Bicit në Gramsh, Apeli lë në fuqi vendimin, babai: Më vranë për së dyti! Krimineli e bën gjumin në shtëpi

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi dënimet për 4 të miturit të cilët vranë bashkëmoshatarin e tyre Fatjon Bici në Gramsh më 16 Maj 2023. Në fuqi u la dënimi që Gjykata e Elbasanit dha më 29 prill 2024 që i dënonte në total adoleshentët me 46 vite.
Ngjarja e rëndë u shënua vetëm pak metra larg shkollës ku katër adoleshentët i bënë pritë kushëririt të Fatjon Bicit, me të cilin ishin konfliktuar në rrjete sociale. Të pajisur me thika dhe doreza forcuese grushti sulmuan kushëririn e Fatjonit, ndërsa ky i fundit mbeti i vrarë me thikë teksa hyri për ta mbrojtur
Në seancën e sotme mbrojtja kërkoi që të mos pranohej gjykim i shkurtuar, të kthehej në shkallë të parë ose në edhe një herë në Apel.
Autori i dyshuar me iniciale E.K. dhe bashkëpunëtori i tij me iniciale O.Ç. prej një javë kanë dalë nga qelia me një masë më të butë sigurie “arrest në shtëpi”. Tashmë rikthehen në qeli, sepse vendimi është i formës së prerë.
Babai i Fatjonit nuk është dakord me dënimin
Më vranë për së dyti. Nuk duroj dot më. Kam heshtur, por më shkelën me këmbë, nuk ka më drejtësi. Të merren masa ose do bëj vrasje
Nga Gjykata e Elbasanit E.K u dënua me 12 vite burg për veprën penale të vrasjes, 10 vite burg për veprën penale plagosje, 10 vite burg për vrasje të mbetur në tentativë dhe 5.5 vite për armëmbajtje. Në total ai u dënua me 27 vite burg por me gjykim të shkurtuar Gjykata vendosi përfundimisht 18 vite burg për të.
O.Ç u dënua për katër vepra penale 21 vite burg gjithsej dhe falë gjykimt të shkurtuar ai do të vuajë 14 vite burg.
Xh.Ç u dënua nga gjykata për 4 vepra penale me 12 vite burg, por me gjykim të shkurtuar iu ul në 8 vite.
Ndërsa S.M u dënua nga gjykata me 10 vite burg dhe me gjykim të shkurtuar do të vuajë 6 vite e 8 muaj burg.
S.G/I.M/Shqiptarja.com


