I mbytën bashkëshorten pranë foshnjes, flet greku: Mora vesh që kishte vdekur kur më liroi policia

Bota

I mbytën bashkëshorten pranë foshnjes, flet greku: Mora vesh

Bashkëshorti i 20-vjeçares që u vra nga grabitësit në Greqi ka folur sërish për mediat. Piloti 32-vjeçar ka treguar se e kuptoi që partneres së tij i kishin marrë jetën vetëm kur erdhi në shtëpi policia dhe e liroi.

“E kuptova që gruaja ime kishte vdekur kur policia erdhi dhe më la të lirë . Për fat të mirë, vajza ime është mirë. Kushdo që di diçka, jam i sigurt se do të ndihmojë.”

Nga sa kanë hetuar deri më tani, autoritetet besojnë se autorët janë pjesë e një bande që kanë kryer edhe grabitje të tjera të dhunshme, raportojnë mediat në vend.

Ndërkohë, ata kanë krijuar një ” listë të kuqe ” me 100 të dyshuar, të gjithë grabitës-kriminelë të ardhur, por edhe me shtetësi greke të cilët janë liruar nga burgu dhe janë kthyer në ilegalitet.

Rezultatet e laboratorëve mjeko-ligjorë të Policisë Greke për gjurmët e ADN-së dhe gjurmëve të gishtërinjve do të përdoren për të identifikuar autorët Edhe rrobat e veshura nga viktima janë dërguar në forenzikë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion