Rama publikon video nga Velipoja: Gatishmëri e lartë për sigurinë në sezonin turistik

Aktualitet

Rama publikon video nga Velipoja: Gatishmëri e lartë për

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë këtë mëngjes një video nga Velipoja në rrjetin social Facebook, duke theksuar gatishmërinë e autoriteteve për të garantuar një sezon turistik të sigurt dhe të rregullt në të gjithë vijën bregdetare.

“Mirëmëngjes dhe me Velipojën, ku është përditë e lartë gatishmëria për të garantuar hapësirat publike dhe një sezon turistik sa më të sigurt e të rregullt në çdo cep të bregdetit tonë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në postimin e tij.

Kjo deklaratë vjen në kuadër të masave të shtuara për sigurinë, pastërtinë dhe menaxhimin e hapësirave publike në zonat turistike gjatë kulmit të sezonit veror.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion