Rama njofton zbatimin e recetës mjekësore unike: “Më shumë siguri për pacientët dhe më pak burokraci”

Aktualitet

Rama njofton zbatimin e recetës mjekësore unike: “Më

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se prej datës 1 gusht 2025 ka nisur zbatimi në të gjithë territorin i recetës mjekësore në formatin unik, si pjesë e reformave në sistemin shëndetësor.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama theksoi se kjo risi synon të sjellë më shumë siguri për pacientët, duke reduktuar në të njëjtën kohë burokracitë për mjekët dhe farmacistët. Sipas tij, ky ndryshim mundëson një ndjekje më të saktë të pacientit dhe përmirësim të shërbimit në të gjitha nivelet.

“Më shumë siguri për pacientët, më pak burokraci për mjekët dhe farmacistët dhe trajtim dhe ndjekje më e saktë e pacientit”, shkruan Rama.

Sipas tij, kjo është një dëshmi tjetër e angazhimit të qeverisë për një sistem shëndetësor më efikas dhe të orientuar drejt pacientit, duke u mbështetur gjithashtu në dëshmitë e farmacistëve që tashmë janë duke e zbatuar në praktikë këtë recetë të re elektronike.

Zbatimi i recetës unike vjen si një hap tjetër drejt dixhitalizimit dhe modernizimit të shërbimeve shëndetësore në Shqipëri.

ME TE LEXUARAT