Rama ndan pamje nga Saranda dhe Ksamili: Turistët po rikthehen, brigjet e Jonit janë dashuri me shikim të parë

Aktualitet

Rama ndan pamje nga Saranda dhe Ksamili: Turistët po rikthehen, brigjet e

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot një mesazh optimist për ecurinë e sezonit turistik në jug të vendit, duke publikuar pamje nga Saranda dhe Ksamili. Ai thekson se turistët e huaj po zgjedhin gjithnjë e më shumë bregdetin shqiptar si destinacion pushimesh.

“Turistë nga gjithë bota po shijojnë këto ditë detin e mrekullueshëm, mikpritjen dhe plazhet publike të Sarandës dhe Ksamilit,” shkruan Rama në Facebook. Ai shton se një pjesë e vizitorëve janë kthyer sërish në Shqipëri, ndërsa të tjerët janë të bindur që do të rikthehen.

Sipas kreut të qeverisë, bregdeti i Jonit ofron një përvojë që mbetet gjatë në kujtesë: “Brigjet e Jonit janë joshje me shikim të parë dhe e përjetshme.”

Postimi i Ramës vjen në një kohë kur sektori i turizmit po përpiqet të përballojë sfidat e zjarreve dhe të temperaturave ekstreme që kanë prekur disa zona në jug të vendit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion