Rama kundër arrestimeve në Universitetin Bujqësor: Pa gjyq! PS nesër takon rektorin!

Aktualitet

Rama kundër arrestimeve në Universitetin Bujqësor: Pa gjyq! PS

Kryeministri Edi Rama ka kundërshtuar masat e sigurisë për 24 zyrtarët e Universitetit Bujqësor nga SPAK, nën akuzën për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Rama paralajmëron se Grupi Parlamentar i PS do të takohet nesër me rektorin e Universitetit i cili nuk është i përfshirë në hetim.

"Nesër në 09.00 Grupi Parlamentar i shumicës qeverisëse do të dëgjojë me kërkesën e tij, Rektorin e Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku, lidhur me 24 masa sigurie PA GJYQ për stafin dhe pedagogët e universitetit për disa procedura të disa viteve me parë në shumën totale më pak se 30 milionë lekë!

Vetë rektori, i cili nuk rezulton i lidhur me këtë hetim, flet për një keqkuptim shumë të madh dhe kërkon të dëgjohet publikisht, në një moment historik kthese për Universitetin Bujqësor që ka hyrë në rrugën e transformimit me synim njehsimin e plotë të diplomave me Universitetin BOKU të Vienës në Shqipërinë 2030", shprehet Rama.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion