Rama konferencë me Borrell e Varhelyi: Shqipëria sot nuk është më në fund të trenit

Rama: Dëshiroj të shpreh mirënjohjen për gjithë mbështetjen që kemi marrë prej jush e Varhelyi në një process që ka qenë tejet I vështirë në një periudhë kohe jo të shkurtër shumë I padrejtë ndaj Shqipërisë.
Sot me mbledhjen për herë të parë të Këshillit jashtë Brukselit, ju na keni dëshmuar respekt përkushtim dhe vullnet të palëkundur për të na mbështetur në këtë rrugë që tani është e celur e drejtë dhe natyrisht jo pa vështirësi.
Më vjen mirë që atmosfera ishte pozitive. Kemi dakordësi të plotë në të gjithë boshtin e kësaj marrëdhënie strategjike.
Shqipëria sot nuk është më në fund të trenit të integrimit por është në krye në këtë rajon, ku roli ynë vlerësohet si model në promovimin e paqes, dialogut.
Shohim me admirim përpjekjen tuaj për normalizimin e marrëdhënies Kosovë Serbi, Dokumenti është gjëja më e mirë që mund ti ndodhë Kosovës e Serbisë, dua të besoj që asnjë palë, nuk do i lejojnë vetes të mos e përqafojnë plotësisht dokumentin dhe programin e implementimit të tij.


