“Rama, i tmerruar nga Berisha”/ Vokshi: Po kërkon ta izolojë nga ne

Aktualitet

“Rama, i tmerruar nga Berisha”/ Vokshi: Po kërkon ta

Deputetja Albana Vokshi, në tubimin para shtëpisë së ish-kryeministrit Sali Berisha është shprehur se lideri i demokratëve ëshët arrestuar për shkak se kryeministri Edi Rama është i tmerruar.

Sipas deputetes, Berisha është arrestuar pa akuzë pasi Rama po kërkon ta izolojë nga ne.  

“Po mundohen të vjedhin zgjedhjet e ardhshme. Që në momentin që Rama është ulur në karrigen e kryeministri është munduar të përqëndrojë pushtetin në duart e tij e vetmja gjë që nuk kontrollonte dot është opozita.

Sot kemi të arrestuar liderin e opozitës pa akuzë. Nuk mund të arrestohet një deputet nëse nuk kemi një vendim të formës së prerë nga një gjykatë.

Pse është i arrestuar Berisha? Sepse Rama është i tmerruar nga Berisha. Sali Berisha është i arrestuar pa akuzë se Rama po kërkon ta izolojë nga ne”, tha Vokshi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion