Rama fton në Tiranë kryeministren e Japonisë për Samitin e NATO-s në 2027: Do “marrim hak” për mikpritjen

Aktualitet

Rama fton në Tiranë kryeministren e Japonisë për Samitin e

Në një vizitë zyrtare në Tokyo, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u prit me ceremoni të lartë shtetërore nga Kryeministrja e Japonisë, Sanae Takaichi. Takimi u zhvillua në një moment të rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve.

Gjatë deklaratave të tij, Rama theksoi se marrëdhëniet Japoni–Shqipëri bazohen në vlera dhe parime të përbashkëta, duke shprehur mbështetje për strategjinë e Indo-Paqësorit dhe gatishmërinë për të zgjeruar bashkëpunimin mes dy vendeve. Rama gjithashtu nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ftoi kryeminsitren Takaichi të marrë pjesë në Samitin e NATO, i cili do të organizohet vitin e ardhshëm në Tirana.

“Kam dëshirë të them se me kënaqësi presim marrëdhëniet Japoni–Shqipëri, të cilat janë të bazuara në vlera dhe parime të përbashkëta.
Është e vërtetë që e kam parë strategjinë e Indo-Paqësorit dhe e mbështesim plotësisht. Me shumë kënaqësi presim të eksplorojmë mundësi të ndryshme për t’u afruar me Japoninë.

Vitin e ardhshëm në Tiranë do të organizojmë Samitin e NATO-s. Kam kënaqësinë e veçantë t’ju ftoj të merrni pjesë. Do të jetë rasti i parë që kryeministri i Japonisë të vizitojë Shqipërinë në një vizitë shtetërore. Ju ftojmë që të marrim hak për këtë mikpritje kaq të ngrohtë që na ka lënë mbresa.

Faleminderit shumë dhe pres bashkëbisedimin tonë. Ju përgëzoj për fitoren tuaj vërtet fantastike dhe është mbresëlënëse që shohim një grua në krye të qeverisë, me gjithë të tjerët që janë burra. Jeni e dyta pas ish-kryeministres së Britanisë së Madhe, të ndjerës Margaret Thatcher.”, tha Rama.

ME TE LEXUARAT