Rama: Dronët superinteligjentë “Made in Albania” do të mbrojnë Trump gjatë Samitit të NATO-s

Gjatë Samitit të NATO-s në Tiranë, siguria e hapësirës ajrore do të garantohet përmes dronëve inteligjentë të prodhuar në Shqipëri. Këtë e bëri të ditur kryeministri Edi Rama.
Deklarata u dha në ceremoninë ku u dorëzuan 40 mjete taktike, të prodhuara nga kompania shqiptare Timak në bashkëpunim me kompaninë shtetërore KAYO.
Rama u shpreh se qielli gjatë samitit do të ruhet nga dronë superinteligjentë “Made in Albania”, ndërsa në këtë takim do të marrë pjesë edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara, i cili, siç tha kryeministri, mbrohet “nga qielli e nga toka e nga Marsi e nga Hëna”.
Ai njoftoi gjithashtu se qeveria ka kryer porosinë për sistemin më të sofistikuar të mbrojtjes kundërajrore, i cili pritet të vihet shumë shpejt në dispozicion të Shqipërisë.


