Rama: Aeroporti i Tiranës do të jetë i pari në Evropë me portë digjitale

Aktualitet

Rama: Aeroporti i Tiranës do të jetë i pari në Evropë

Kryeministri Edi Rama tha sot aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas do të jetë i pari në Europë me portën digjitale të hyrjes.

“Një tjetër inovacion i bukur që po përgatisim është hyrja në Shqipëri nga aeroporti “Nënë Tereza” pa asnjë ndalesë dhe pa kontroll pasaporte, por përmes një porte digjitale, të cilës i mjafton pamja jote për të verifikuar identitetin tënd, duke e lidhur atë elektronikisht me biletën dhe me të dhënat e tua”, theksoi Rama në sezonin e 5-të podkastit “Flasim’ në rubrikën “Shënimet e javës”.

Kreu i qeverisë u shpreh se “aeroporti i Tiranës, tashmë i mirënjohur si një nga të parët aeroporte në Europë me kontroll digjital të pasaportave, do të jetë i pari aeroport në Europë me portën digjitale të hyrjes.

Kjo falë bekimit të teknologjisë digjitale, e cila u jep mundësi vendeve në zhvillim të bëjnë kapërcime epokale që, përndryshe, do të ishin të pamundura”.

Aeroporti ndërkombëtar i Rinasit ka njohur viteve të fundit rritje të lartë të numrit të pasagjerëve ndërsa vendi ka përjetuar bum turistik.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion