Radarët aksion në aksin Sauk-Teg, pezullohen 15 leje drejtimi, gjobë 18 shoferëve

Aktualitet

Radarët aksion në aksin Sauk-Teg, pezullohen 15 leje drejtimi,

Për të parandaluar aksidentet, policia rrugore ka dalë në aksin Sauk- Teg- Tuneli i Krrabës -Teg, ku në “shoqëri” të radarëve ka bërë të mundur ndëshkimin e shoferëve që shkelën rregullat e qarkullimit rrugor.

“Policia Rrugore e Tiranës ka shtuar prezencën në rrugë dhe ka intensifikuar kontrollet me radarë e dragera me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore përgjatë fundjavës. Kontrolle me radar në aksin Sauk-Teg -Tuneli i Krrabës -Teg dhe kontrolle me dragera në të gjitha rrugët e kryeqytetit.

Prej orës 19:00 të mbrëmjes e deri në 23:30 janë evidentuar nga kontrolli me radar 14 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi mbi normat e lejuara, shpejtësi që varionin nga 136 km/h deri 159 km/h , rrezik potencial për aksident rrugor, të cilëve iu është pezulluar leja e drejtimit nga 2 deri në 4 muaj.

Janë ndëshkuar me masë administrative nga 2.000 deri në 4.000 lekë të rinj, 18 drejtues mjetesh për shpejtësi nga 120 km/h deri në 127 km/h.

Kontrollet kanë vazhduar në të gjitha rrugët e kryeqytetit duke përdorur alkool testuesit dhe si rezultat janë evidentuar deri në këto momente dhe u është pezulluar leja e drejtimit 15 drejtuesve të automjeteve, të cilët drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit , në masën që varionte nga 0.31 mg/l deri në 0.49 mg/l.

Radarët aksion në aksin Sauk-Teg, pezullohen 15 leje drejtimi,

Janë ndëshkuar me masë administrative nga 5.000 deri në 15.000 lekë të rinj 24 drejtues mjetesh për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit që varionte nga 0.07 mg/l deri në 0.28 mg/l. Gjithashtu, janë evidentuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës 5 drejtues mjetesh që drejtonin mjetin në gjendje të dehur. Shijoje fundjavën, duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion