Ra nga kati i 3 i pallatit ku po punonte, 30 -vjeçari dërgohet në spital në gjendje të rëndë

Aktualitet
Ra nga kati i 3 i pallatit ku po punonte, 30 -vjeçari dërgohet

Një 30-vjcar është dërguar në spital në gjendje të rëndë, ditën e sotme aksidentalisht ka rënë nga kati i tretë i pallatiti ku po punonte.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, dyshohet se aksidentalisht, gjatë punës për ndërtimin e një pallati në lagjen “28 Nëntori”, ka rënë nga kati i tretë i objektit, shtetasi A. Sh., 30 vjeç, banues në fshatin Sherishtë. 30-vjeçari është transportuar në spitalin rajonal të Vlorës, ku aktualisht është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur dhe dokumentuar rrethanat e rastit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion