Kush e fshehu thikën me të cilën 14-vjeçari vrau Martin Canin? Misteri që rrethon ngjarjen e rëndë

Aktualitet
Kush e fshehu thikën me të cilën 14-vjeçari vrau Martin

Grupi hetimor nuk ka mundur ende të gjejë thikën me të cilën 14-vjeçari Mario Perlleshaj, qëlloi dhe vrau bashkëmoshatarin Martin Cani pasditen e të hënës. Edhe pse adoleshenti e reklamoi me trimëri në rrjete sociale pas ngjarjes, hetuesit nuk kanë arritur ta gjejnë mjetin prerës që u përdor për të kryer vrasjen.

Më herët, adoleshenti deklaroi se thikën nuk e kishte me vetë gjatë kohës që ishte në shkollë, por e kishte fshehur dikur afër godinës.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e hënë gjatë një përleshjeje fizike mes disa adoleshentëve, 200 metra larg shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”. Autori dhe viktima ishin konfliktuar të premten dhe e vijuan zënkën edhe ditën e hënë. Autori kishte thirrur një shok të tij, nxënës i shkollës “Fan Noli”.

Nga ana tjetër, viktima, Cani, kishte thirrur një shok nga një shkollë tjetër, me të cilin luante në ekipin U-15 të Dinamos. Gjatë përplasjes mbeti i plagosur edhe shoku i viktimës, Luiz Meçja, ndërsa autori mori një plagë aksidentale në parakrah.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion