QSUT konfirmon diagnozën e vdekjes së tre kosovarëve: Helmim nga kërpudhat

Aktualitet

QSUT konfirmon diagnozën e vdekjes së tre kosovarëve: Helmim nga

Ka ardhur reagimi i QSUT-së, pas vdekjes së tre pjestarëve të familjes Haliti këto tre ditët e fundit. Sipas QSUT, shkaku i vdekjes ka qenë helmimi nga kërpudha dhe gjendja e tyre ka qenë shumë e rëndë.

"Paraditen e dt. 06.05.2021 në Urgjencën e Sëmundjeve të Brendshme QSUNT, pacientët I. H mosha 78 vjec, A. H mosha 56 vjec dhe F. H mosha 47 vjec, janë paraqitur me ambulancë, me diagnozë “intoksikacion nga kërpudha. Gjendja e pacientëve paraqitej e rëndë.

Pasi i janë kryer gjitha ekzaminimet dhe konsultat sipas protokolleve mjekesore të urgjencës dhe janë hospitalizuar fillimisht në Shërbimin e Toksikologjisë dhe pas dhe në mbrëmje për shkak se gjendja e tyre u përkeqësua u trasferuan në Shërbimin e Reanimacionit Qendor. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ata kanë ndërruar jetë pranë ketij sherbimi: pacientja I. H dt 06.05.2021, pacienti A. H në dt. 07.05.2021 dhe pacientja F. H ne dt. 08.05.2021", thuhet në reagimin e QSUT.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion