Qeveria ndryshoi formulën e pagave/ Kuvendi injoron Kushtetuesen, reagon shoqata e gjyqtarëve dhe prokurorëve

Aktualitet

Qeveria ndryshoi formulën e pagave/ Kuvendi injoron Kushtetuesen, reagon

Prokurorët dhe gjyqtarët të pakënaqur me pagat

Gjykata Kushtetuese detyroi Kuvendin që deri më 31 korrik 2026 të miratonte një formulë të re për përllogaritjen e pagave të magjistratëve, por afati kaloi pa u bërë ndryshimet ligjore.

Shoqatat e gjyqtarëve dhe prokurorëve kërkojnë që, duke nisur nga 1 gushti, pagat të llogariten sipas formulës së përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

“Mosveprimi nga ana e Kuvendit si më lart nuk ka krijuar një boshllëk ligjor, pasi vetë Gjykata Kushtetuese ka parashikuar mekanizmin e zbatueshëm në këtë situatë. Për rrjedhojë, duke filluar nga data 01.08.2026, përllogaritja e pagave të magjistratëve do të duhet të kryhet mbi bazën e formulës që i referohet pagës së funksionarit të administratës së lartë publike, sipas vendimit nr. 35/2022 të Gjykatës Kushtetuese.

E njëjta formulë, sipas vendimit nr. 15/2026, zbatohet me efekt prapaveprues për periudhën 01.04.2023–31.07.2026”.

Përplasja për pagat e magjistratëve nisi pas ndryshimeve ligjore të vitit 2023, kur qeveria ndryshoi formulën e përllogaritjes së tyre, një vendim që gjyqtarët e kundërshtuan duke argumentuar se u solli një ulje të fshehur të pagës.

 

ME TE LEXUARAT