Aksidenti me vdekje në Ksamil, policia jep detaje për ngjarjen: Humbi jetën 20-vjeçari, plagoset shoferi

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në Ksamil, ku një 20-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i automjetit ka mbetur i plagosur.
Për pasojë, ka humbur jetën në vendngjarje pasagjeri i automjetit, shtetasi Antonio Mateli., rreth 20 vjeç.
Drejtuesi i automjetit, 22-vjeçari Angjelo Gjika, është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe, sipas informacionit paraprak, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas informacioneve të siguruara, 22-vjeçari që drejtonte automjetin është Angjelo Gjika.
Ksamil/ Informacion paraprak
Rreth orës 18:10, në Rrugën e Plazhit, në zonën e Lagunës, në Ksamil, një automjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. Gj., rreth 22 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje pasagjeri i automjetit, shtetasi A. M., rreth 20 vjeç.
Drejtuesi i automjetit është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe, sipas informacionit paraprak, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për dokumentimin e rrethanave të aksidentit, si dhe për përcaktimin e shkakut të tij.


