Qëllohet me thikë polici në Shkodër, autori me precedent penal

Aktualitet

Qëllohet me thikë polici në Shkodër, autori me precedent

Qellohet me thike nje punonjes i policise ne Shkoder.

Autor i ngjarjes mesohet se eshte shtetasi Petrit Isaj, me precedente penal.

Ai ka qelluar me thike efektivin e rendit gjate nje kontrolli ne banese.  

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 20:15, Patrulla e Përgjithshme ka shkuar në lagjen “Guerile”, pasi ka marrë njoftim për një rast dhune në familje.

Në momentin që punonjësit e Policisë kanë shkuar te banesa e shtetasit P. I, 30 vjeç, (person me precedent kriminal), ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë dhe ka dëmtuar lehtë me mjet prerës (thikë), në dorë dhe fytyrë një nga punonjësit e Patrullës së Përgjithshme, Inspektor K. Ç.

Në mbështetje të Patrullës së Përgjithshme ka shkuar dhe një tjetër Patrullë e Përgjithshme duke neutralizuar shtetasin P. I, i cili u shoqërua në spital nga ekipi i urgjencës së spitalit i shoqëruar nga Patrulla e Përgjithshme.

Pas kryerjes së injeksionit qetësues 30-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për sqarimin rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion