Ekzekutimi i liderit të Hamasit, Izraeli publikon pamjet: Ku strehohej në tunel bashkë me familjen gjatë sulmit

Bota

Ekzekutimi i liderit të Hamasit, Izraeli publikon pamjet: Ku strehohej

Ushtria izraelite publikoi të shtunën pamjet që tregojnë liderin e Hamasit, Yahya Shinuar, një natë para sulmit të 7 tetorit 2023, duke u strehuar në një tunel me familjen e tij, ndërsa mbante disa pajisje.

Sipas IDF, videoja u gjet nga Gaza disa muaj më parë.

"Edhe në prag të masakrës brutale, Sinuar ishte i preokupuar me mbijetesën e tij dhe mbijetesën e familjes së tij," tha në një konferencë shtypi zëdhënësi i IDF, zëvendës admirali Daniel Hagari.

“Disa orë para masakrës, Sinuar dhe familja e tij u arratisën vetëm në tunel... u pajisën me ushqime, ujë, jastëkë, televizor dhe furnizime të tjera për një qëndrim të gjatë”, vazhdoi ai.

“Orë para masakrës, Sinuar kujdesej vetëm për veten dhe familjen e tij, ndërsa dërgonte terroristë për sulmin brutal”, shtoi Hagari.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion