"Fluturimi për Londër kushtonte 700 paund", Aviacioni Civil: Cmimi i biletave nga Rinasi u ul me 60 për qind

Aktualitet

"Fluturimi për Londër kushtonte 700 paund", Aviacioni Civil:

Drejtoria e Aviacionit Civil ka konfirmuar se cmimi i biletave te avionit ka pesuar renie me 60 per qind per qytetaret shqiptare gjate viteve te fundit pas menaxhimit te ri te aeroportit nderkombetar te Tiranes me futjen e linjave te reja dhe nxitjen e konkurences. 

Ne nje artikull te Zerit te Amerikes per transportin ajror ne Shqiperi, Kreu i Aviacionit Civil Maksim Et’hemaj, shprehet se nese vite me pare nje bilete per Londer kushtonte 700 paund, sot biletat per fluturime drejt Anglise gjenden me cmime te perballueshme nga cdo familje.  

Qeveria shqiptare me shumë kujdes është munduar të balancojë konkurencën midis kompanive me kosto të ulët dhe atyre tradicionle. Por ka dhe një konkurencë brenda vetë kompanive me kosto të ulët.

Sipas Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve Shqipëria ka një ekuivalencë 51% me 49 % përkundrejt operatorëve me kosto të ulët dhe atyre tradicionalë.

Nëse ne i referohemi vitit 2016 mund të themi se një biletë një drejtim Tiranë -Londër kushtonte 700 paund.

Sot Shqipëria është vendi me 60% më pak vlerën e biletës. Sot gjen bileta me çmime të mundura për t’u paguar nga çdo familje”- thotë Z. Maksim Et’hemaj Drejtor ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil.

Numri i pasagjerëve në aeroportin e Tiranës, që mban thuajse gjithë peshën e transportit ajror në vend, është rritur sipas statistikave zyrtare nga 3.3 milionë pasagjerë në 2019, në 8 milionë, në 9 mujorin e parë të këtij viti me pritshmëri 10 milionë në fund të vitit, pra afërsisht me tri herë.

Nga viti 2020, aeroporti nderkombetar i Rinasit po menaxhohet nga "KASTRATI GROUP" qe krahas punimeve te brendshme dhe zgjerimit te pistes dhe amienteve te operimit, ka sjelle ne Shqiperi linja te reja duke nxitur konkurencen dhe duke shtuar listen e destinacioneve qe mbulohen nga Tirana.

Operimi nga kompani te reja dhe futja e linjave "low cost" ka sjelle jo vetem me shume mundesi zgjedhje, por edhe orare me te shumta fluturimi dhe bileta me cmime me te ulera se asnjehere me pare nga Rinasi. 

Kete vit, deri ne dhjetor 2024, aeroporti i Tiranes pret te numeroje 10 milione turiste duke zene peshen kryesore jo vetem ne transportin e udhetareve por edhe ne prurjet per sektorin e turizmit ne vend.  

ME TE LEXUARAT