Qarkullonte me automjet me pistoletë, arrestohet 37-vjeçari, e pëson edhe pasagjeri!

Aktualitet

Qarkullonte me automjet me pistoletë, arrestohet 37-vjeçari, e

Dy persona janë arrestuar nga policia për armëmbajtje pa leje dhe moskallëzim krimi.

Në pranga ka rënë drejtuesi i mjetit me iniciale A.K.,37-vjeç dhe pasagjeri A.Z., 39-vjeç pasi në mjet policia i gjeti armën zjarri dhe municion luftarak.

"Si rezultat i kontrolleve të pandërprera në terren, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, të mbështetura nga inteligjenca policore, Forca e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2 kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Flagranca 2” në kuadër të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasve:

A. K., 37 vjeç, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje” dhe A. Z., 39 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Në kuadër të këtij operacioni, në rrugën “Isuf Elezi”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll, automjetin që drejtohej nga shtetasi A. K, dhe pasagjer A. Z.

Gjatë intervistimit nga punonjësit e policisë të dy këta shtetas kanë shfaqur shenja nervozizmi. Në vijim të veprimeve, pas kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit A. K, shërbimet e Policisë kanë gjetur në brez një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

ME TE LEXUARAT