Tentoi të kalojë kufirin me dokumente të falsifikuara, nuk i shpëton policisë 46-vjeçari
Lajmifundit
/
2 April 2021, 08:40
Aktualitet

Specialistët e Krimit Ekonomik kanë vënë në pranga një 46-vjeçar, pasi tentoi të kalojë kufirin me dokumente të falsifikuara. Policia e Durrësit njoftoi se është arrestuar shtetasi H.A.
“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar arrestuan në flagrancë shtetasin H. A., 46 vjeç, pasi në PKK Durrës, ka tentuar të kalojë kufirin me dokumente të dyshuara si të falsifikuara. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.


