Pushuesit kthehen nga plazhi i Shëngjinit, trafik i rënduar Lezhë-Milot
Lajmifundit
/
20 Qershor 2021, 20:17
Aktualitet

Largimi i pushuesve nga plazhi, pas mbylljes së fundjavës, ka shkaktuar trafik të rënduar edhe në zonën e Lezhës.
Dyndja e menjëhershme e pushuesve për t'u larguar nga plazhi i Shëngjinit, ka krijuar trafik mjaft të rënduar nga zona e Ranës së Hedhur në drejtim të Milotit.
Radha e mjeteve ashtu si në Orikum-Vlorë, edhe në Lezhë-Milot, është kilometrike
Policia e rendit dhe ajo rrugore është vendosur ne disa pika për të ndihmuar në lehtësimin e lëvizjes.


