Punëtori i huaj humbi jetën në vendin e punës, arrestohet inxhinieri i firmës së ndërtimit në Tiranë

Aktualitet

Punëtori i huaj humbi jetën në vendin e punës, arrestohet

Pas aksidentit në vendin e punës të një shtetasi të huaj 47-vjeç, ditën e djeshme në Tiranë, policia ka vënë në pranga inxhinierin e firmës së ndërtimit, shtetasin me iniciale D. H., 32 vjeç .

Si dhe ka shpallur në kërkim 2 përfaqësues të firmës, shtetasin E. K., 34 vjeç, me detyrë administrator i firmës dhe R. J., 75 vjeç, me detyrë drejtues teknik.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2: arrestuan shtetasin D. H., 32 vjeç, me detyrë inxhinier i një firme ndërtimi, si dhe shpallën në kërkim shtetasit E. K., 34 vjeç, me detyrë administrator i firmës, dhe R. J., 75 vjeç, me detyrë drejtues teknik.

Pasi dyshohet se si pasojë e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, ditën e djeshme ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim shtetasi i huaj V. N., 47 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën. Punohet për kapjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim", njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion