Këta janë vëllezërit Kaza që u vranë brenda vitit nga gjakmarrja! Saga e ngjarjeve

Aktualitet

Këta janë vëllezërit Kaza që u vranë brenda vitit

Historia e vrasjeve si pasojë e gjakmarrjes mes fiseve Gjini dhe Kaza numëron disa viktima, ku më e fundit u shënua mëngjesin e sotëm, me vrasjen në oborrin e shtëpisë së 57-vjeçarit Pjetër Kaza.

Një vit më parë, më 6 maj 2024, vëllai i tij, Agustin Kaza 44-vjeç u qëllua me armë zjarri në tarracën e një kafeneje në komunën Schaarbeek në Bruksel. Drejt viktimës u qëllua me breshëri plumbash dhe ai ndërroi jetë një javë pas shtrimit në spital, duke mos i mbijetuar plagëve.

Kaza mori një plumb në kokë dhe tre në gjoks, ndërsa u dërgua në spital në gjendje të rëndë. Policia ende nuk e ka identifikuar apo arrestuar autorin. Augustin Kaza, ishte ulur në një kafene, kur një burrë i maskuar e qëlloi katër herë, raporton De Standaard. Madje u publikuan edhe pamje nga atentati.

Familja Kaza janë me origjinë nga Oroshi i Mirditës. 44-vjeçari është edhe vëllai i Martin Kazës, i dënuar për vrasjen e dy vëllezërve Gjini, në 3 korrik të 1997 në Mirditë. Martin Kaza është dënuar me 22 vite burg për vrasjen e vëllezërve Dod dhe Augustin Gjini, të cilët dyshoheshin se i kishin vrarë vëllain shef krimesh në vitin 1994.

Martin Kaza u ekstradua nga Britania e Madhe në vendin tonë, në dhjetor të vitit 2017 dhe po vuan ende dënimin në qeli.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion