Arrestohet Xhelal Rraja, vëllai i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja

Në kërkim në kuadër të operacionit "Revanshi", arrestohet nga policia Xhelal Rraja.
Xhelal Rraja ishte shpallur në kërkim, pasi gjykata i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, në vijim të operacionit “Revanshi”, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe për sigurim të kushteve për të kryer vrasje.
"Pas një pune të mirëfilltë hetimore, është bërë e mundur kapja e shtetasit në kërkim Xh. Rr. Xh. Rr. ishte shpallur në kërkim, pasi gjykata i kishte caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", në vijim të operacionit "Revanshi", për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe për sigurim të kushteve për të kryer vrasje", njofton policia.


