Rama takohet me Osmanin në Uashington: Po punojmë Kosova të bëhet së shpejti anëtare e NATO

Politikë

Rama takohet me Osmanin në Uashington: Po punojmë Kosova të

Kryeministri Edi Rama është takuar sot me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në margjinat e Samitit të NATO-s në Uashington.

Lajmin e ka bërë të ditur, vetë Presidentja Osmani nëpërmjet një postimi në rrjetin social, Facebook, ku ka ndarë një foto nga tryeza e takimit me kryeministrin, Edi Rama.

Në postimin e shpërndarë, Osmani shkruan se po punojnë për të koordinuar qëndrimet dhe përpjekjet tona të përbashkëta në mënyrë që Kosova t’i bashkohet sa më parë Shqipërisë dhe shteteve të tjera aleate si anëtare me të drejta të plota në Aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO).

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Me Kryeministrin Edi Rama, në margjina të Samitit të NATO-s në Ëashington D.C. për t’i koordinuar qëndrimet dhe përpjekjet tona të përbashkëta në mënyrë që edhe Kosova, sa më parë, t’i bashkohet Shqipërisë dhe shteteve tjera aleate si anëtare me të drejta të plota në NATO, aty ku edhe e ka vendin”,- shkruan Presidentja Vjosa Osmani në rrjetin social, Facebook.

ME TE LEXUARAT