Publikohen datat, ja kur do të mbahen provimet për Maturën Shtetërore 2024

Aktualitet

Publikohen datat, ja kur do të mbahen provimet për Maturën

Ashtu si dhe është bërë me dije më herët nga Ministria e Arsimit në muajin qershor maturantët në Shqipëri do t’ i nënshtrohen provimeve të Maturës Shtetërore.

Provimi i Gjuhës së Huaj do të jetë më 3 qershor, Gjuha Shqipe dhe Letërsia do të jetë më 10 qershor, Matematika më 18 qershor e provimi me zgjedhje më 24 qershor.

Ndërsa, provimi Teori Profesionale e Integruar për Maturën Shtetërore Profesionale do të jetë më 24 qershor. Provimet do të fillojnë në orën 10:00 dhe do të zgjasin rreth 2 orë e 30 minuta.

ME TE LEXUARAT