"O shok a është e ligjshme", biseda mes mashtruesit e taksistit: Si iu morën 100 mijë eurot biznesmenit në emër të Ballës

Aktualitet

"O shok a është e ligjshme", biseda mes mashtruesit e

Zbardhet biseda mes taksistit Kristjano Përndoj dhe mashtruesit, i cili i ka kërkuar që të shkojë nga Lezha në Tiranë për të marrë një porosi.

Taksisti është personi që ka marrë 100 mijë eurot nga biznesmeni Flamur Rrushi, i cili ka rënë pre e mashtrimit ku përdorej emri Taulant Balla. Pas kësaj skeme dyshohet se fshihet Florian Gjergji.

"O shok a është e ligjshme", biseda mes mashtruesit e

Gjatë bisedës me personin i cili e kontaktoi për të marrë ‘porosinë’ në Tiranë, taksisti e pyet nëse është e ligjshme.


Ai i thotë që do t’i japë 100 mijë lekë për porosinë dhe e siguron që s’ka asgjë të paligjshme.  

Biseda

Mashtruesi: Si je. Sa than rruga deri në Tiranë me marr një porosi.

Taksisti: Deri në Tiranë 50 është.

Mashtruesi: Për sa mundesh me ik. A shkon deri 9-pak te Hygea tiranë.

Taksisti: Besoj që po

Mashtruesi: Te spitali. 100 mijë po të jap

Taksisti: O shok a është e ligjshme

Mashtruesi: Po me vlla ca thu

Taksisti: te nisem. Pra mos te humb ma kohe

Mashtruesi: ok nisu

Taksisti: ok.

Ora 20.18 telefonate pa përgjigje. Ora 20.19 telefonate me kohëzgjatje 53 sek

Mashtruesi: sa minuta larg je

Taksisti: besoj 15 min këtu jam.

Taksisti: Shok kam mbërri.

Mashtruesi: okk,

Taksisti: Merr tel at porosinë thuj këtu jam

Kanë një telefonate zanore 38 sekonda, 23 sek, 14 sek

Në orën 22.14 dërgohet sms: flm shume shok./report tv

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion