Protestuesit i shpërthen molotovi tek këmbët, merr flakë përpara Kryeministrisë
Lajmifundit
/
22 Dhjetor 2025, 20:38
Aktualitet

Një protestues është përfshirë nga flakët pasi molotovi i hedhur nga mbështetësit e opozitës i shpërtheu te këmbët.
Siç duket nga pamjet ai është përfshirë nga flakët, duke pësuar me gjasë edhe lëndime.
Simpatizanti i PD i është afruar lëndës plasëse për ta goditur me këmbë për ta hedhur nga ana e kordonit të policisë, por shpërthimi ka qenë i menjëhershëm, duke e përfshirë nga flakët.


