Protestues të tensionuar dhe një police e plagosur/ Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në komisariatin numër 3

Aktualitet

Protestues të tensionuar dhe një police e plagosur/ Çfarë

Mbrëmjen e djeshme, pas tubimit paqësor në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, protestuesit u zhvendosën drejt komisariatit nr.3.

Një numër i konsiderueshëm protestuesish, u vendosën përpara këtij institucioni të Policisë së Shtetit për shkak se aty ndodhen një pjesë e të arrestuarve pas incidenteve të ndodhura të enjten para dhe gjatë seancës plenare në Kuvend. Gjatë qëndrimit para komisariatit, disa protestues, një pjesë të cilëve të maskuar, kanë sulmuar vandalisht ambientet e komisariatit, duke thyer xhamat dhe orendi që ndodheshin në holl.

Fillimisht dhjetëra prej tyre u vendosën te dera e komisariatit, ku ndodheshin 3 efektivë, që po përpiqeshin të negocionin nëpërmjet xhamit, duke bërë thirrje që të zmbrapseshin. Por kjo nuk ndodhi, pasi një numër protestuesish të maskuar dolën në krye dhe nisën shkatërrimin e institucionit, duke thyer fillimisht xhamat e jashtëm, për të hyrë më pas brenda dhe për të shkatërruar çfarë gjetën para.

Një nga efektivet e ndodhura përballë agresorëve në momentin e incidentit mbeti e lënduar në dorë dhe u desh të transportohej në spital për trajtim mjekësor. Pas shkatërrimit, policia ndërhyri me makinën e ujit dhe me forca të shumta dhe situata u qetësua shpejt. Kanë nisur hetimet për identifikimin e protestuesve të dhunshëm, teksa priten arrestime të tjera.

ME TE LEXUARAT