Mungesa e inspektimeve shton pasiguritë, ekspertët: Programi bërthamor i Iranit nuk mund të verifikohet plotësisht

Bota

Mungesa e inspektimeve shton pasiguritë, ekspertët: Programi

Marrëveshja Iran-SHBA synon të mundësojë kontroll ndërkombëtar të programit bërthamor. Ekspertët vlerësojnë se verifikimet gjithëpërfshirëse janë teknikisht të realizueshme. Por, në aspektin politik ka ende dyshime.

Rafael Grossi, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), shprehet optimist se agjencia e tij do të rifillojë së shpejti inspektimet në impiantet bërthamore iraniane. Sipas tij, kjo parashikohet në marrëveshjen kornizë të arritur së fundmi mes SHBA-së dhe Iranit. Është ende e paqartë se kur do të ndodhë saktësisht kjo.

“Por do të ndodhë. Nëse ndodh pasnesër, javën tjetër apo pas dhjetë ditësh, është një çështje e rëndësishme, por jo thelbësore.”
Megjithatë, qeveria eIranit tregohet dukshëm më e rezervuar. Zëvendësministri i Jashtëm Kasem Gharibabadi deklaroi se çështja e inspektimeve ndërkombëtare dhe e aksesit në objektet bërthamore të goditura mund të shqyrtohet vetëm në kuadër të një marrëveshjeje përfundimtare me SHBA-në dhe pas përparimit në heqjen e sanksioneve. Edhe ambasadori iranian pranë Kombeve të Bashkuara në Gjenevë ka theksuar se Teherani ende nuk ka dhënë pëlqimin për rikthimin e inspektorëve të IAEA-së. Ekspertët thonë se, nga pikëpamja teknike, një kontroll gjithëpërfshirës është i mundur. Megjithatë, pengesat politike mbeten të mëdha.

ME TE LEXUARAT