Protestë para Kuvendit kundër projekt-ligjit për barazinë gjinore

Aktualitet

Protestë para Kuvendit kundër projekt-ligjit për barazinë

Para Kuvendit të Shqipërisë, mëngjesin e kësaj të enjteje po zhvillohet një protestë paqësore me sloganin “Qëndrojmë bashkë për familjen dhe fëmijët kundër projektligjit të barazisë gjinore”.

Protestuesit kundërshtojnë projektligjin për barazinë gjinore, i cili, sipas tyre, njeh më shumë se dy gjini dhe bie ndesh me vlerat tradicionale të familjes shqiptare. Në tubim janë bashkuar edhe disa deputetë të opozitës, mes tyre Sali Berisha, Klevis Balliu, Tedi Blushi, Belind Këlliçi dhe Tritan Shehu.

Një nga zërat kryesorë të protestës, Pastor Akil Pano, deklaroi se “njerëzit nuk duhet të detyrohen të heqin dorë nga bindjet fetare dhe morale të tyre”. Sipas tij, “ky projektligj është një gjenocid ndaj fëmijëve dhe ndaj shqiptarëve”.

Në rendin e ditës së seancës plenare të sotme parashikohet edhe diskutimi për projektligjin e barazisë gjinore, që ka sjellë debat të gjerë në opinionin publik.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion