Autobusi përplaset me makinën në Torino, humb jetën shoferi, plagosen 20 nxënës

Bota

Autobusi përplaset me makinën në Torino, humb jetën shoferi,

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Arignano, pranë Torinos.

Një makinë është përplasur me një autobus që transportonte rreth pesëdhjetë persona, kryesisht nxënës që po shkonin në shkollë. Mediat italiane bëjnë të ditur se për pasojë humbi jetën drejtuesi i makinës ndërsa 20 nxënës u plagosën.

Në vendngjarje shkuan ekipet e shërbimeve të emergjencës, ambulancave ajrore dhe zjarrfikësve, të cilët siguruan zonën, ndërsa shkaku i aksidentit është ende nën hetim.

Autoritetet po mbledhin deklarata nga pasagjerët dhe shoferët që kanë qenë dëshmitarë të vendit të ngjarjes. 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion