Anëtar i grupit kriminal, arrestohet 28-vjeçari në Kurbin i dënuar me 5 vjet burg nga GJKKO

Aktualitet

Anëtar i grupit kriminal, arrestohet 28-vjeçari në Kurbin i

Një 28-vjeçar i dënuar nga GJKKO me 5 vjet e 4 muaj burgim, si pjesëtar i një grupi kriminal që kultivonte bimë narkotike është arrestuar në Fushë-Milot.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësia Tiranë, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kurbini”.  

Gjatë operacionit u kap në Fushë Milot, Kurbin, dhe u vu në pranga shtetasi: Hashim Lama, 28 vjeç, banues në Milot, Kurbin.   

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.", njoftoi policia. 

Materialet procedurale iu referuan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion