Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, tezja e viktimës humb ndjenjat gjatë protestës: Duam drejtësi!

Aktualitet

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, tezja e viktimës humb ndjenjat

Po mbahet protesta për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.
Pjesë e protestës janë bërë edhe familjarë të 14-vjeçarit, konkretisht tezja e tij, e cila ka tronditur të gjithë të pranishmit me fjalët e saj.

“Drejtësia të vihet në vend, nuk e çuam në luftë të na e therin, e çuam në shkollë.

Gjithë Shqipëria ka mbajtur zi për nipin tim, brenda dhe jashtë vendit. Duam vetëm drejtësi. Si mund të pi ujë kur Martini nuk pi? Ka katër ditë që as ujë nuk pi Martini”, shprehet tezja e viktimës.

Teksa ajo nuk është ndjerë mirë, të pranishmit i kanë ofruar ujë, por ajo nuk ka pranuar duke humbur më pas edhe ndjenjat.

Është kërkuar edhe ndihma e ambulancës e cila ka ardhur vetëm brenda pak minutash.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion