Detaje nga sherri në Qytet Studenti, 20-vjeçari përfundon tek Trauma

Aktualitet

Detaje nga sherri në Qytet Studenti, 20-vjeçari përfundon tek

Një 19-vjeçar ka plagosur një student 20-vjeçar gjatë një sherri për motive të dobëta në Qytet Studeti. Mësohet se i riu ka përfunduar tek Trauma, për shkak të plagës së marrë me mjet prerës thikë.

Burimet bënë me dije se një 19-vjeçar është plagosur, ndërsa është identifikuar dhe arrestuar edhe autori Ajdin Ajvazi.

I plagosuri me thikë 19- vjeçari Agron Demiraj sapo ka mbërritur tek Spitali i Traumës për të marr mjekim. Mësohet se i riu ka marr tre plagë, në brinjë, në qafë dhe në shpatull.

Ngjarja ka ndodhur në një rrugicë, por i plagosuri më pas ka shkuar në një fast food ku e kanë ndihmuar për të mjekuar plagët.

Autori dhe i plagosuri janë të dy studentë. Ndërkaq në vendngjarje ndodhen forca të policisë.

Tiranë/Informacion paraprak/ - Më datë 21.11.2024, në Qytet Studenti, në rrugën  "Sotir Kolea", gjatë një konflikti dyshohet se shtetasi A. A., 19 vjeç, ka goditur me mjet të mprehtë shtetasin A. D., 20 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion