Grabiti 5.4 mln euro në aeroportin e Rinasit, Talo Çela dënohet me 18 vite burg në mungesë

Aktualitet

Grabiti 5.4 mln euro në aeroportin e Rinasit, Talo Çela dënohet

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dënon me 18 vite burg në mungeseëTalo Çelën.

Ai është shapllur fajtor për grabitjen e 5.4 milion eurove në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit, në prill të 2019.

Gjykata e Posaçme e Apelit një vit më parë la në fuqi dënimet e shpallura muaj më parë duke konfirmuar shpalljen fajtor të Klement Çalës dhe dënimin e tij me 20 vjet burgim.

Edhe i vëllai Eldi Çala u cilësua i fajshëm nga gjykata dhe u dënua me 17 vjet burgim, dhe të njëjtën masë me nga 17 vjet heqje lirie morën edhe Renaldo Sula, Saimir Çela, Elton Pikli dhe Alkond Bengasi.

Shtatëshja e grabitësve spektakolarë kishte si bashkëpunëtor edhe Admir Muratajn vrarë gjatë arratisjes nga grabitja dhe Talo Çelën.

Për Ragip Hajdinin çështja u pushua pasi ai ndërroi jetë në burg.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion