Protesta në Tiranë hyn në ditën e 62-të, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej” për dorëheqjen e Edi Ramës

Aktualitet

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 62-të, qytetarët

Protesta qytetare në Tiranë vijon edhe sot, duke shënuar ditën e 62-të të zhvillimit të saj. Organizatorët dhe pjesëmarrësit kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama, si dhe shfuqizimin e ligjit për zonat e mbrojtura.

Qytetarët kanë nisur të mblidhen në sheshin “Skënderbej”, në të njëjtën mënyrë si gjatë ditëve të mëparshme. Nga sheshi, protestuesit pritet të marshojnë në drejtim të godinës së Kryeministrisë.

Pas përfundimit të marshimit, organizatorët do të mbajnë fjalime. Gjithashtu, fjalën do ta marrin edhe qytetarë të tjerë për të paraqitur qëndrimet dhe kërkesat e tyre.

ME TE LEXUARAT