‘Protesta i ka arritur qëllimet’, aktivistja: Detyruam Marta Kos që t’i impononte qeverisë pranimin e kërkesave tona

Aktualitet

‘Protesta i ka arritur qëllimet’, aktivistja: Detyruam Marta

Aktivistja Luçiana Kokaj gjatë fjalës së saj në tubimin para Kryeministrisë, tha se protestat që po zhvillohen në Tiranë, i kanë arritur qëllimet për të cilat nisën.

Kokaj tha se protestat në Tiranë bënë që Euro-Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, t’ja vendosë si detyrim qeverisë pranimin dhe shqyrtimin e disa prej kërkesave të protestuesve.

“Qeveria vazhdon çdo ditë me propagandën e saj, por protesta i ka arritur shumë qëllimet e saj, që Marta Kos u detyrua që t’ja vejë detyrim qeverisë pranimin dhe zbatimin e disa prej kërkesave tona.

Kjo është një fitore e madhe për ne. Ia kemi dalë më së miri dhe do ja dalim çdo ditë e më shumë. Anulimi i ligjit 21/24 do jetë fitorja jonë e parë, por beteja jona do mbarojë kur këta të shporren”, tha mes të tjerash Kokaj.

ME TE LEXUARAT