FOTO/Spanja dhe profecia e Pedrit, e dinte për finalen e Botërorit që përpara një viti…

Sport

FOTO/Spanja dhe profecia e Pedrit, e dinte për finalen e Botërorit

Një datë; 19 korrik 2026, dita e finales së Botërorit. Në 10 qershor të vitit të kaluar, mesfushori spanjoll Pedri publikoi një postim ‘profetik’ në llogarinë e tij në Instagram që u bë virale në orët e fundit menjëherë pas fitores së Spanjës ndaj Francës.

Në postimin e Pedrit ishte shkruar pikërisht data e finales së madhe të Kupës së Botës që shoqëronte foton e tij dhe të dy shokëve të skuadrës së tij, Lamine Yamal dhe Nico Williams.

FOTO/Spanja dhe profecia e Pedrit, e dinte për finalen e Botërorit

Në momentin e postimit të Pedrit, Spanja sapo kishte humbur finalen e Nations League ndaj Portugalisë, një humbje që i shërbeu mesfushorit për të vendosur një objektiv dhe për të parë më përpara në kohë. Një objektiv dhe një urim që tani u shndërrua në realitet.

Në gjysmëfinalen e së martës ndaj Francës që Spanja e fitoi me rezultatin 2-0, Pedri u aktivizua në fushën e lojës në minutën e 67 duke marrë vendin e Fabian Ruiz.

ME TE LEXUARAT