Protesta e opozitës, Tedi Blushi flet për burgosjen e  Metës: U rrëmbye nga një bandë terroriste

Aktualitet

Protesta e opozitës, Tedi Blushi flet për burgosjen e

Në protestën e radhës së opozitës para Bashkisë Tiranë, ka mbajtur fjalën e tij edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë.

Blushi përshëndeti dhe foli për arrestimin e ish-presidentit dhe njëherësh kreut të PL-së, Ilir Meta të hënën me urdhër të SPAK, duke thënë se “arrestimi i Metës është bërë pa fakte, prova dhe dëshmi”, ndërsa shton se është koha e aksionit

Më tej ai tha se vijat e kuqe u kaluan, ndërsa i bën thirrje “horrave që e kanë futur në burg Metën, të mos provokojnë”.

“Një përshëndetje për Presidentin e PL që po na ndjek. Rrëmbimi i presidentit nga kjo bandë terroriste nuk është gje tjetër veçse kapitullim pa kushte i reformës në drejtësi. Është e qartë që arrestimet politike i udhëron Edi Rama. Është e qartë që burgosja politike e Presidentit të PL, e liderit të PD është bërë pa fakte, pa prova dhe pa dëshmi.

Madje më e rëndë akoma, edhe më ironik është fakti që këto akuza janë ngritur mbi krime që ka bërë vetë Edi Rama. Vijat e kuqe janë kaluar dhe është koha e aksionit.  Është koha të organizohemi më shumë se kurrë. I bëj thirrje këtyre horrave që i kanë futur në burg për të provokuar Ilir Metën. Mos na provokoni tju japim një përgjigje si shqiptar. Dhe ju e dini përgjigjen që i japin armiqve të këtij vendi”, tha Blushi.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion