Protesta e 11 korrikut, zbardhen porositë e Sali Berishës drejtuar Strukturave

Aktualitet

Protesta e 11 korrikut, zbardhen porositë e Sali Berishës drejtuar

Sali Berisha u është drejtuar me mesazhe të qarta para protestës Strukturave të PD, ku kërkon që më 11 korrik të dëshmojnë se janë shumicë politike.

“Tre ditët e ardhëshme janë vendimtare per suksesin e protestës te 11 korrikut, e cila ka një rëndësi të jashtëzakonshme për opozitën. Ajo duhet me çdo kusht të jetë protesta më e madhe dhe më e fuqishme që ka njohur Tirana deri sot!

Ndaj është jetike që në këtë hark të shkurtër kohor të bëni gjithçka për mobilizimin më të paparë, për të garantuar pjesëmarrjen e çdo anëtari dhe antareje, mbështetësi dhe mbështetëse të PD në protestën e 11 korrikut.

Me 11 korrik, ne demokratet dhe demokratët edhe mbështetësit tanë duhet të dëshmojmë para shqiptarëve dhe botës se ne jemi shumica politike e vendit, e gatshme për çdo betejë, për çdo fitore!
O sot o kurrë! Me 11 korrik të gjithë në Tiranë! Fitore!”, deklaron Berisha.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion